Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 New York.
Haradinaj ka thënë se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.

Sipas tij miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush.

“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button