Haradinaj: Në Kosovë nuk ka vend për jug e veri

”Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr”

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni  PDK, AAK, Nisma, Ramush Haradinaj sot ishte pjesëmarrës në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve me ç’rast tha se besimin e qytetarëve do ta përdorë në të mirë të vendit e jo për interesa politike.

Me këtë rast, Haradinaj foli edhe për kufirin e Kosovës duke u shprehur se në Kosovë nuk ka vend për jug e veri. ”Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thënë Haradinaj, citon Insajderi.

Ndryshe, mbrëmë edhe zyrtarisht në KQZ është dorëzuar koalicioni parazgjedhor ndërmjet PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

 

 

Back to top button