Haradinaj: Nëse do të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti ne i bashkohemi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, sonte në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se nëse do të ketë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, AAK do t’i bashkohet.
“Qeverinë e parë Kurti nuk e kemi rrëzuar ne, ne ju kemi bashkuar një vote kundër se jemi opozitë, nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie ne i bashkohemi. Nuk e kemi fuqinë ne me i shpallë zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tutje ka thënë se ka një listë të veprimeve të gabuara të ‘Qeverisë Kurti 2’, që sipas tij është mirë të ndërhyhet në këtë qeverisje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?