Haradinaj: Nëse Serbia nuk ndryshon atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë

“Serbia është një mini-Rusi në Ballkan”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për medie tha se vitin 2019, Qeveria do t’ia kushtojë ekonomisë.

“Energjia jonë, vëmendja jonë do t’i kushtohet ekonomisë. Tashmë i kemi përpara programet që do t’i fillojmë vitin tjetër”, tha Haradinaj.

E sa i përket taksës ndaj produkteve serbe i pari i Qeverisë ka deklaruar se masa është ekonomike dhe nën mbrojtjen ekonomike të Kosovës.

“Ne duke ia mundësuar Serbisë një treg të brendshëm i kemi dhënë disa qindra milionë me ble armatim në Moskë. Nëse Serbia nuk ndryshon atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë. Nëse Serbia dëshiron të merremi vesh për njohjen reciproke dhe me të punojë me logjikën evropiane, amerikane në Ballkan, do ta largonim taksën që nga sot. Serbia është një mini-Rusi në Ballkan”, u shpreh Haradinaj./21Media

Back to top button