Haradinaj nga Kosharja: Këtu u vulos me gjak e sakrificë se shqiptarët nuk pranojnë kurrë nënshtrimin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Koshare.

Ai ka thënë se në Koshare u shemb kufiri ndërshqiptar dhe u ngrit përgjithmonë krenaria jonë kombëtare.

“Këtu u vulos me gjak e sakrificë se shqiptarët nuk pranojnë kurrë nënshtrimin. Derisa nderojmë dëshmorët dhe martirët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se liria që gëzojmë sot ka ardhur me sakrifica të mëdha. Ishte pikërisht lufta e UÇK-së që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Në Koshare u shemb kufiri ndërshqiptar dhe u ngrit përgjithmonë krenaria jonë kombëtare. Këtu u vulos me gjak e sakrificë se shqiptarët nuk pranojnë kurrë nënshtrimin. Në këtë tokë të lavdisë, trimat e UÇK-së zhvilluan njërën nga betejat më heroike të luftës sonë për liri. Përulemi me nderim para heronjve, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj dhe gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 – brigadë, që mbetet simbol i guximit dhe unitetit tonë kombëtar! Në po të njëjtën datë kur nderojmë heronjtë e Koshares, kujtojmë me respekt të thellë edhe 28 luftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut, që ranë heroikisht 26 vjet më parë në fushëbetejë. Po ashtu, përulemi para kujtimit të 32 martirëve të ekzekutuar mizorisht te “Prroi i Rakocit” dhe në “Lagjën e Re”. Derisa nderojmë dëshmorët dhe martirët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se liria që gëzojmë sot ka ardhur me sakrifica të mëdha. Ishte pikërisht lufta e UÇK-së që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Lavdia u përket të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button