Haradinaj: Ngritja e cilësisë së arsimit në vend është synim parësor qeverisës

Haradinaj është takuar sot me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit ka deklaruar se ngritja e cilësisë së arsimit në vend është synim parësor qeverisës dhe se për këtë qëllim, për këtë fushë është rritur buxheti për 12 përqind, shkruan rtv21.tv

“Sot në takim me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, prirë nga udhëheqësi i projektit Boris Scharlowski, me ambasadorin Christian Heldt dhe ministrin e arsimit të Kosovës, u dakorduam që së bashku t’i jetësojmë projektet e GIZ që mbështesin cilësinë në arsimin tonë, me avancimin e reformave si dhe me aplikimin e arsimimit dual, teorik dhe profesional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se përmirësimi i sistemit të arsimit, krijimi i shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së janë disa nga prioritetet dhe ndihma e shtetit gjerman në adresimin e këtyre projekteve ishte dhe mbetet e domosdoshme./21Media

Back to top button