Haradinaj: Ngushëlloj bashkëluftëtarin tim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për vdekjen e nënës.
“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të. Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij! Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, ishte ngushëllimi i Haradinajt për Veselin.
Sot në moshën 93-vjeçare, ka vdekur nëna Kadri Veselit, Ajshe Veseli.
Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë./21Media