Sipas Haradianjt, vetëm 1% e anëtarëve të AAK-së janë të punësuar në institucione

Sipas Haradianjt, vetëm 1% e anëtarëve të AAK-së janë të punësuar në institucione

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se vetëm 1% e anëtarëve të AAK-së janë të punësuar në institucione.

Haradinaj i pyetur rreth punësimeve në Telekom, ka deklaruar se njerëzit më të diskriminuar për tu punësuar në Kosovë janë nga radhët e AAK-së.

“Na është dhënë një goditje prej dikujt që e kanë pru këtë gjendje Kosovën, mosni bre… Në institucionet tona më së paku njerëz të punësuar ka nga rradhët e AAK-së”, ka thënë Haradinaj.

Këto deklarata të Haradinajt vijnë pas akuzave që janë bërë se anëtarëve dhe përkrahësve të AAK-së iu janë ofruar vende të punës kryesisht në Postë dhe Telekom.

Në këtë konferencë i pari i Qeverisë ka folur edhe për aksidentet në trafik, nga ku u shpreh se duhet një hetim për të parë se cilat janë shkaqet./21Media