Haradinaj nuk komentoi mosdekretimin e Gent Cakajt

Ilir Meta nuk e dekretoi Gent Cakajn në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot tha se e respekton qëndrimin e institucioneve të Shqipërisë, sa i përket mosdekretimit të Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Haradinaj tha se nuk i takon atij që të komentojë procese të tilla.

“Veç se është qytetar i Kosovës nuk do të thotë që kam drejt me e komentu. I respektojmë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Sot, Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë Gent Cakajn si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Mosdekretimi i Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka ngjallur polemika ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe ish-kryenegociatores së bisedimeve me Serbinë, Edita Tahirit. Tahiri përshëndeti mosdekretimin e Gent Cakajt për ministër të jashtëm të Shqipërisë, ndërsa Edi Rama u shpreh se Edita Tahiri  i është bashkuar Ilir Metës, duke shtuar se Gent Cakaj i meriton sulmet e saj aq sa ‘vizionarët’ me emrin njeri./21Media

Back to top button