Haradinaj: Para dy vjetëve Policisë sonë s’ka guxuar askush t’i dal përpara në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Kosova sot është më e dobët në veri, pas dy operacioneve të realizuara.
Në seancën plenare, kreu i AAK-së, tha se pas këtyre dy operacioneve ka ndodhur përkeqësim i rendit dhe ligjit, shkruan rtv21.tv
“Të dyja herët kemi dal më të dobët. Në herën e parë Policia na është mbajtur peng në pikat doganore, një polic i sëmure s’ka mundur me u bartë për në spital. Në herën e dytë, Policia ka arritur mjaftueshëm me qenë në konflikt me grupe kriminale”, tha Haradinaj, duke shtuar se operacionet po bëhen me qëllim për të dorëzuar veriu.
Ai kërkoi sqarim nga pushteti për, siç u shpreh, pse po dobësohet veriu.
“Dy vjet me herët, Policisë sonë s’ka guxuar askush t’i dal përpara në veri”, përfundoi Haradinaj./21Media

Back to top button