Haradinaj-partive opozitare: Të bëhemi bashkë për mocionin tonë, s’ka rrugë tjetër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partitë opozitare nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre, atëherë mbështetja e mocionit i propozuar nga ky subjekt politik, është rruga e vetme.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ai dhe AAK-ja kanë ofruar një model për dalje nga kjo situatë.

“Ne si Aleancë kemi ofruar një model se si të dilet nga situata e krijuar, që është mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, si mjet mbase tashpërtash i vetmi, për ta ndalur degradimin e mëtejshëm që po i bëhet vendit”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button