Haradinaj pas rastit në Gjakovë: Institucionet të veprojnë për të mbrojtur punëtorët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen tragjike të dy punëtorëve në një aksident në vendin e punës në Gjakovë, .

Haradinaj përmes një postimi të shpërndarë në Facebookka bërë thirrje për rritje të sigurisë në ambientet e punës dhe për më shumë përgjegjësi nga ana e institucioneve shtetërore.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë.

Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë,” ka shkruar ai.

“Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin.”

“Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës.”

Back to top button