Haradinaj pas rastit në Ujman: Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me operacionin e FSK-së në liqenin e Ujmanit për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit i cili ka rënë në këtë liqen.

Haradinaj në një status në Facebook ka k falënderuar NATO-n dhe KFOR-in, duke porositur se kontributi i tyre në shetndërtimin e Kosovës nuk duhet të harrohet.

“Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën. Vendimet e marrura në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij. Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së.”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve për të vdekjen e mërgimtarit në liqen.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij./21Media

Back to top button