Haradinaj: Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes të trefishtë në  Gjilanit,  dhe një vrasje tjetër në Prizren.

Haradinaj ka kërkuar pastrimin e uniformave të policisë nga individët e korruptuar dhe ka nënvizuar se dukuri të tilla janë të njohura dhe të përhapura në të gjitha komunat e Kosovës.

Postimi i plotë

Dita e 10 gushtit ishte një ditë tragjike për Kosovën. Vetëm brenda një dite, në vendin tonë ndodhën katër vrasje mizore.

Tre persona u ekzekutuan në mënyrë makabre në Gjilan nga individë që ndër vite ishin të njohur për vepra të ndryshme penale, ndërsa një i ri u ther me thikë për vdekje në Prizren.

Kjo datë duhet të jetë alarm për gjithë shoqërinë dhe për të gjitha institucionet tona, pa dallim, që të marrin masa të pamëshirshme ligjore, jo vetëm për t’i ndëshkuar, por edhe për t’i parandaluar këto krime.

Veproni sot, për të mos vajtuar nesër!

Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë.

Nuk ka komunë pa dukuri të tilla, dhe shumica prej tyre dihen edhe nga publiku.

Back to top button