Haradinaj për 7 mars kërkon rritje të pagave për mësimdhënit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e 7 marsit ka kërkuar që vlera e koeficientit për mësimdhënësit të rritet në së paku 130 euro.

Haradinaj ka shtuar se ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit.

“Të dashur qytetarë, sot kur po shënojmë Ditën e Mësuesit, shteti duhet t’i kthehet kërkesave që kërkojne zgjidhje emergjente për mësuesin e Kosovës. Kërkesa e parë është që vlera e koeficientit të ngritet në se paku 130 euro, ngase ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Një kërkesë tjetër të cilën e ka bërë Haradinaj është që të mbetet Ligji për skemat pensionale që mësimdhënësve ua pranon vitet si kontributdhënëse.

“Kërkesë e dytë është që të mbetet pika 6 e nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale që ua pranon punëtorëve të arsimit ato vite si kontributdhënëse sepse ndryshimet e bëra me ndyshim plotësimin e këtij ligji ua mohojnë këtë të drejtë të fituar”, ka shtuar Haradinaj.

Ndërsa, në fund Haradinaj kërkon që të mos ndryshohet përmbajtja e kontratës individuale të punës.

“Kërkesa e tretë eshtë të mos ndryshohet përmbajtja e Kontratës individuale të punës e as Ligjet ekzistuese pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sindikatës dhe palëve tjera sepse Qeveria Kurti duke shfrytëzuar numrat në parlament po bën ndyshime në ligje që nuk avansojnë, por mohojnë disa të drejta të fituara e të garantuara me ligjet aktuale”, përfundoi Haradinaj./21Media

Back to top button