Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj për Kurtin: Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës?

Ramush Haradinaj nga AAK përmes një statutsi në Facebook ka përmendur një historik të zhvillimit të ngjarjeve që nga viti 2018, ku tha se në disa projekte të Amerikës, kryeministri në detyrë ka dalë kundër dhe i ka anuluar.

“Më 21 nëntor 2018, si Kryeministër i Qeverisë Haradinaj, vendosa taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë.

Më 1 prill 2020, Albin Kurti e hoqi taksën dhe e hapi tregun për mallrat serbe.
Më 20 dhjetor 2017, nënshkrova projektin me ContourGlobal për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia.
Në vitin 2020, Albin Kurti e anuloi këtë projekt, duke i hapur derën importit të rrymës nga mafia energjetike e kontrolluar nga Serbia.
Në vitet 2021–2022, Kurti refuzoi edhe projektin amerikan të gazit.
Më 14 qershor 2026, mediat raportojnë për dhjetëra kamionë me mallra nga Serbia që presin të hyjnë në Kosovë. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit të kaluar, Kosova importoi energji elektrike në vlerë prej rreth 259 milionë euro.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Tutje ai tha se “tash kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan.”

“Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton.
Çka don ky njeri nga Kosova?”, përfundoi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button