Haradinaj për Kurtin: Poshtërsia e tij s’paska kufi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar prapë Qeverinë për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve që ishin në grevë që nga 25 gushti.
Haradinaj akuzoi Kurtin se këto janë vendime arbitrare.
“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!”, ka shkruar Haradinaj.
Me një muaj vonesë, për shkak të grevës së mësimdhënësve, mësimi në shkollat publike të Kosovës nisi të hënën. Por, vetëm pas rikthimit në klasa, mësimdhënësit morën vesh se nuk do të paguhen për muajin shtator. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që të mos ekzekutojë pagat për kohën sa ata kanë qenë në grevë./21Media

Back to top button