Haradinaj për Osmanin: Ec e bjeri në fije
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po vajton marrëveshjen e Serbisë me Rusinë për gazin rus, kurse hesht për refuzimin e gazit amerikan që ka bërë kryeministri Albin Kurti.
“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.
Osmani dje po ashtu përmes Twitter-it, ka thënë se Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putinit./21Media
Vucic’s deliberate decision to side with Russia is a blow to Serbia’s prospects of walking the EU path.
He has chosen to align with a war criminal & to finance Putin’s war, over a united, peaceful & prosperous Europe.
🇪🇺 can no longer ignore the destructive path he has taken. pic.twitter.com/nZtoU1vpfc
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 30, 2022