Haradinaj për protestën në Hagë: Mirënjohje për të gjithë, drejtësi për çlirimtarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga protesta e sotme në Hagë ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka kërkuar drejtësi për çlirimtarët.
“Drejtësi për çlirimtarët. Mirënjohje për ju të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.