Haradinaj për Ramën: Le të punojë, të kursehet nga mediat

Sipas Haradinajt, ka plotë vajza e djemë të ri

Në një konferencë për media kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i pyetur nga gazetarët rreth letrës së gjeneralit Rrahman Rama, i cili ka thënë se po rrezikohen 12 milionë fonde nga ShBA për FSK-në, ai ka sugjeruar që komandanti Rama të kursehet nga mediat.

“Unë komandantin e kom mik. I sugjeroj ati le të punon e të kursehet nga mediat. Nëse nuk mundet, ka djem dhe vajza të reja boll. Ai tashmë është komandant i ushtrisë, askund në botë komandantët nuk dalin shumë në media,  ka zëdhënës për media”, ka shtuar Haradinaj.

Se a po i rrezikon vendosja e Taksës në lidhje mardhëniet biraterale me Shtete e Bashkuara të Amerikës, Haradinaj ka thënë se nëse mendohet kështu atëherë kjo e prishë më shumë miqësinë tonë.

“Nëse mendoni se kështu ruhet miqësia duke vepruar kështu kjo e dëmton miqësinë.  Ne jemi të njëjte kur e kemi bërë aprovimin e ligjit për specialen nuk u mërzitshim fare për Amerikën edhe pse Ameirka kërkonte të mos veprohej kështu”, ka deklaruar Haradinaj.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, dje ka njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre (mund ta shihni më poshtë) se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. /21Media 

Back to top button