Haradinaj përcolli nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka parë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Haradinaj tha se është inkurajuese të shihet rritja e interesimit për sportet dimërore.

Ndër të tjerash ai shton se bukuritë natyrore dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë potencialin e madh për zhvillimin e turizmit dhe sportit të skijimit në vendin tonë. /21Media

Back to top button