Haradinaj: Po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme

Sot Kosova bëhet me ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vetëm pak çaste para votimit historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se sot, kur po vendosin në vend një të drejtë të natyrshme, zotohen të shikojnë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne.

“Në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë”, ka shkruar kryeministri në “Facebook”.

Sot nga ora 10:00 pritet që në Kuvendin e Kosovës të mbahet seanca për votimin e ushtrisë.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00./21Media

Back to top button