Haradinaj premton funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovës me patjetër i duhet një aeroport alternativ për fluturime emergjente.
Një gjë e tillë sipas tij duhet të bëhët për t’ua lehtësuar situatën udhëtarëe që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup”, ka shkruar Haradinaj.
“Për këtë qëllim, ne do ta aftësojmë Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin. Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese”, ka shkruar ai në Facebook.