Haradinaj premton lehtësira për investuesit e huaj

Izraelitët premtojnë mbështetje për investimet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për investitorët e jashtëm, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve kosovarë porse sjellin profit edhe për investitorët.

Ai gjatë një takimi me një delegacion të afaristëve izraelitë tha se Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se tash Qeveria që ai drejton është fokusuar në zbatim.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve hebraike u shprehën se lidhjet e vjetra ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve do të thellohen edhe më tej, përmes mbështetjes politike dhe investimeve në Kosovë.

Në delegacionin e afaristëve izraelitë ishin Yoely Or, Jonathan Spenser, MIha Groznik, Chaim Sharvit, të shoqëruar nga afaristët kosovarë Mehmet Prishtina, Bekim Geci dhe Agim Keka.

Back to top button