Haradinaj premton mbështetje për bujqit

Ramush Haradinaj iu drejtohet bujqëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka premtuar se bujqit e Rahovecit, bujqit e Kosovës nuk do të jenë vet.

“E kemi obligim me i dal në krah bujkut të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj duke shtuar se do të iu qëndrojnë afër dhe ta prmovojnë produktin vendor

“Qeveria e re nuk do t’i mbetet borxh bujqëve të Kosovës. E kemi për obligim me i dal në krah bujkut të Kosovës. Po i vjen fundi kohës kur bujku i Kosovës jeton dhe punon në ankth. Bujqit do të ndjehen të sigurt. Ky është nje premtim që do ta bëjë realitet.”, ka përfunduar Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button