Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Presidentja është servis i Kurtit, po përpiqet ta gjej vetën pas prillit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ”sulmuar” presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë se ajo nuk merret me rolin dhe përgjegjësitë e postit të presidentes, por është thjesht një “servis” dhe “kalkulator personal” i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, ajo përpiqet të gjejë pozicionin e saj politik pas zgjedhjeve të prillit, duke lëvizur mes opozitës dhe VV-së sipas interesave të saj.

“Presidentja është një servis i kryeministrit, një kalkulator personal që shikon mundësinë të gjejë veten pas prillit. Nëse e sheh te opozita, do të jetë me opozitën; nëse e sheh te VV-ja, do të jetë me Kurtin,” tha Haradinaj, teksa shtoi se ”Osmani nuk ka asnjë lidhje me funksionin presidencial”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button