Haradinaj pret në takimin lamtumirës ambasadorin finlandez në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në takimin lamtumirës ambasadorin finlandez në Kosovë, Matti Nissinen.
Haradinaj ka shprehur falenderimin e tij për kontributin dhe angazhimin e Nissinen gjatë mandatit të tij diplomatik në Kosovë.
“Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksova nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin tonë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar Haradinaj.