Haradinaj pret të takojë Ymerin dhe Mustafën

Takimi ishte paraparë të mbahej sot

I nomunuari për kryeministër nga koalicioni PAN, kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar për takim që ishte paraparë të mbahej sot, liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa.

Në letrën që ua ka dërguar një ditë më parë, Haradinaj u ka propozuar që takimin ta mbajnë në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

“Për nesër kam propozuar takim me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën. Kam propozuar që takimi të mbahet në zyrat e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj pas ftesës që ua ka dërguar Ymerit e Mustafës.

Për kundër ftesës së Haradinajt, të ftuarit nuk i kanë kthyer përgjigje pozitve.

Ymeri dje përmes llogarisë se tij në FAcebook është shprehur se  “në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”.

Ymeri pranon takimin me Haradinajn vetëm me një kusht

Ndërsa, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, dje gjatë ditës deklaroi se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Haradinajt për takim pasi “kanë thënë njëherë se nuk do të hyjnë në asnjë koalicion me PDK-në”.

LDK refuzon ftesën e Haradinajt

/21Media

Back to top button