Haradinaj: Qershori opsioni real për vendimin e liberalizimit të vizave

Haradinaj pret që kjo të ndodhë edhe më herët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë në një konferencë për medie ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave pritet në qershor, madje edhe më herët.

Haradinaj ka thënë se presidenti ka të drejtë dhe se diku qershori është opsional.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejtë, qershori është opsional real, por jemi marrë vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodh, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit.”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, prej nga për një medium vendor ka thënë se në qershor do të merret vendimi për liberalizimin e vizave.

Ndërsa, sa i përket grevave në arsim, Haradinaj ka thënë se ka respekt të madh për mësuesit e arsimtarët. Por, ka thënë se e kanë kryer atë se çka i takon një qeverie të vendit dhe ka thënë se orët e humbura nuk bën pa u kompensuar./21Media

Back to top button