Haradinaj: Rregullorja e re ia mundësoi Listës Serbe ta ketë nënkryetarin

Daut Haradinaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se pikërisht nën qeverisjen e saj, Listës Serbe iu mundësua të ketë nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar rregulloren e punës së Kuvendit, ku e krahason se si ka qenë e rregulluar me ligj çështja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, dhe si është tani.

“Në prill 2010, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Rregulloren e Punës, e cila nuk i jep ekskluzivitet asnjë partie politike serbe ta ketë nënkryetarin e Kuvendit (foto 1). Në korrik 2022, Kuvendi i Kosovës aprovoi Rregulloren e re të Punës, e cila ia mundëson Listës Serbe ta ketë nënkryetarin e Kuvendit (foto 2). Se kush ka pasur shumicën në vitin 2010 e kush në vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës tashmë dihet. Patriotizmi sezonal është veti e mashtruesve të lindur. Folni fshehtas, “zgërdhihuni” nëpër bufe me dreqin e të birin, bëni plane skutave, e në publik na shitni moral. Marrë ju qoftë!”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button