Haradinaj: Sakrifica e heronjve udhërrëfyesi më i mirë për ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Myrtë Zeneli në 25-vjetorin e rënies heroike.
Haradinaj ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e Myrtës Zenelit, Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina.
“Sot, me krenari kujtuam dhe nderuam të rënët, që ranë heroikisht në këtë betejë. Në atë ditë, u përjetësua njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, Myrtë Zeneli, emrin e të cilit me krenari në fitore të njëpasnjëshme nëpër beteja do ta mbante Brigada 132 e ZO të Dukagjinit, si dhe bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina”, ka thënë mes tjerash Haradinaj./21Media