Haradinaj: S’është e logjikshme që Qeveria t’i përgjigjet Valës për borxhet

Haradinaj ka sugjeruar bordin të mendojnë politikat e tregut për mbijetesë

Bordi i Telekomit të Kosovës ka dërguar raport një mujor në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Besa Shatri Berisha, kryesuese e Bordit theksoi se telekomi aktualisht gjendet në krizë financiare – 60 milionë euro janë borxh.

Sipas saj, të hyrat kanë shënuar rënie, ndërsa investimet janë ndërprerë të gjitha.

“Nëse nuk intervenohet shpejt, Telekomi falimenton shpejt, sepse borxhet janë të mëdha”, ka thënë Shatri Berisha.

Kurse, Kryeministri Haradinaj ka sugjeruar bordin të mendojnë politikat e tregut për mbijetesë.

“Nuk është e logjikshme që t’i përgjigjemi ne si Qeveri “Valës” për një “gropë” të madhe të borxheve”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka treguar edhe për një udhëtim zyrtar të tij në Slloveni, si dhe ka shtuar se do të jetë i pranishëm në interpelancën e paraparë për datën 26 prill në lidhje me “Kosovën e Re”.

Back to top button