Haradinaj: S’është marrë thjesht individi, por kreu i UÇK-së, nënshkruesi i Rambujes dhe Pavarësisë së Kosovës
October 17, 2025Përditesimi i fundit: October 17, 2025
(Lajm i përditësuar)
Haradinaj thotë se kanë kërkesa zyrtare në takim me eurodeputetët
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një lidhje direkte për Bon Bon në RTV21, duke folur për protestën me motorë që do të mbahet në Hagë, ku do të zhvillohet gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, tregoi edhe për bisedat që do të zhvillojnë me eurodeputetët gjatë një darke që kanë planifikuar ta mbajnë.
Ai tha se kanë një kërkesë zyrtare e punuar në mënyrë juridike për padrejtësitë e Gjykatës.
“Qoftë për mungesën e transparencës që ka ajo gjykatë dhe për mungesën e drejtësisë që ka ajo Gjykatë.”, tha ai.
Më tej Haradinaj tregoi edhe për emocionet që ia dha kjo mënyrë e rrugëtimit deri në Hagë me motorë.
“Ma jep adrenalinën që i bëjmë protestat e përgjakshme, ma jep adrenalinën ndjenjit mirë, e të ndjejnëit të fortë, adrenalinën e të qenit evropian. Ka me qenë shembull edhe për marshimet tjera … duke menduar se unë kam qenë brenda dhe e di se çfarë ndjesie më jep gati-gati më jep ndjesinë e adrenalinës së luftës”, u shpreh ai.
Haradinaj: S’është marrë thjesht individi,por kreu i UÇK-së, nënshkruesi i Rambujes dhe Pavarësisë së Kosovës
Më tej Haradinaj adresoi kritika për gjykatën duke thënë se bëhen edhe dallime brenda llojit të UÇK-së, duke shtuar se në UÇK ka pasur edhe komunitete tjera por po gjykohen vetëm shqiptarët.
“Nuk është marrë thjesht individi, është marrë preku që ka nënshkruar Rambujen e ka nënshkruar pavarësinë dhe kreu i cili i dol zot që me atë thirrjen që është bërë që Gjykata ndërtohet për zbulimin e transprtit të organeve i dol në ballë dhe tha po ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe përkundër shumë presionit popullor që nuk e kuptonin esencën mirë, por gjatë rrugës pati një tradhti”, u shpreh Haradinaj duke përmendur edhe deklaratën e Dick Martyt se Serbia po do ta eliminojë.
Nga Kosova në Hagë me motorë, Haradinaj: Jemi të befasuar me pjesëmarrjen
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një lidhje direkte për Bon Bon në RTV21, teksa ishte për rrugë Hagës në protestën me motorë, tregoi rrugën të cilën e po e bëjnë për të shkuar atje.
“Kemi fillu nga Prekazi, edhe pse qëllimi jonë ishte të fillojmë nga Llapi, nga Kulla e Zahir Pajazitit, por meqenëse mundësitë nuk ishin për ta zënë tragetin në Durrës, ne filluam aty. Edhe gjatë rrugës e përshkruam Gllogjanin, kemi mbërritë në Cyrih, kemi fjetë, sot prapë do të rrimë këtu sepse do të bashkohemi me të gjithë motoristët, për të vazhduar nesër në mëngjes rrugën për Gjermani deri në Strasburg, ku nga atje pasnesër do të jemi në Hagë”, tha ai.
Sa i përket marshit me motor, Haradinaj u shpreh shumë i kënaqur me pjesëmarrjen.
“Jemi të befasuar për mbresat që po lë vetë protesta e motorëve, është diçka e veçantë… po u bën përshtypje edhe njerëzve kah kalojmë, sidomos gjatë rrugës që patëm nëpër Itali, por edhe në Zvicër pse jo, ku patëm edhe motoristë të tjerë që patën dëshirë të na bashkohen. Por ajo çfarë është e rëndësishme, është edhe takimi me eurodeputetë”, tha ai./21Media