Haradinaj shkarkon ministrin e Bujqësisë

Kryeministri merr vendim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka marrë vendim për ta liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon.

Këtë e bëri të ditur vet kryeministri përmes një postimi në “Facebook”.

“Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimi i Rikallos ishte një ndër pesë kushtet e PSD-së për ta votuar Buxhetin 2019./21Media

Back to top button