Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’-në, tash edhe viktimat e luftës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një reagimi në Facebook e ka kritikuar ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë me huqje të mëdha për masakrat serbe në Kosovës.
“Mirënjohje për Astrit Gjocin, edhe pse ky turp është vështirë të mbulohet. Ekspozitat e tilla, me vetëdije, kanë për qëllim amnistimin e krimeve makabre të shtetit gjenocidal serb në Kosovë. Nuk është hera e parë që ky autor, përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga partia në pushtet, ofendon UÇK-në, e tash fyen edhe viktimat e lufës. Këto veprime janë të papranueshme, janë një fyerje e rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Theksojmë se, Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur në sheshin qendror të Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovë.