Haradinaj-Stublla: Aleanca me Amerikën është e përjetshme

 

 

Meliza Haradinaj-Stublla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme,  ka uruar presidentin Joe Biden përmes një videomesazhi, teksa ka thënë se Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme.

Ministrja është e bindur që në krye me Biden, Kosova do të jetë anëtare e NATO-s.

“SHBA-të janë pjesë e secilës arritje e moment historik të Kosovës dhe popullit të saj. Presidentët amerikanë kanë qenë historikisht mbështetës të pazëvendësueshëm për Kosovën e miq të mëdhenj të popullit tonë. Duke qenë afër nesh në kohërat më të vështirë, e duke u gëzuar bashkë me ne në ditët tona më të mira”, ka thënë Haradinaj-Stubulla.

“Amerika e po ashtu Presidenti i ri Biden janë mishërim i Kosovës së pavarur dhe sovrane”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Back to top button