Haradinaj-Stublla bisedoi me homologun nga Islanda, konfirmohet nevoja për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

 

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e saj islandez, Gudlaugur Thor Thordarson, gjatë të secilës ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Islandës ndaj Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“E falënderova Thordarson për bashkëpunimin e Islandës në fushën e sigurisë përmes KFOR-it, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Haradinaj-Stublla, sot zhvilloi bisedë telefonike edhe me homologun e saj estonez, Urmas Reinsalu, i cili i premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia.

Back to top button