Haradinaj- Stublla e quan “kryetoksik” Pal Lekajn

 

 

 

Meliza Haradinaj-Stublla, e cila sot ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Punëve të Jashtme si dhe nga të gjitha funksionet në AAK dhe nga anëtarësia pas audio-incizimeve ku pretendohet se janë bërë manipulime me vota, ka kërkuar rinumërim total të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ajo në një postim në Facebook, ka reaguar edhe ndaj një deklarate të nënkryetarit të AAK-së, Pal Lekaj, pasi ky i fundit ka thënë se vendimi i Haradinaj-Stubllës është i ngutshëm dhe ka ardhur në një moment jo të përshtatshëm, pasi që, sipas tij, një veprim i tillë është dashur të merrej atëherë kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale.

Haradinaj-Stublla ka akuzuar rëndë nënkryetarin e AAK-së, Lekajn, duke e quajtur “kryetoksik”.

RINUMËRIM TOTAL

Kryetoksiku paska ‘vlerësuar’ punën, kontributin, dhe bashkëpunimin me mua, duke thënë se nuk e ka…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Tuesday, March 9, 2021

 

 

Back to top button