Haradinaj-Stublla: Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Libanit

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla shprehu ngushëllime për popullin e Libanit, pas shpërthimit të së martës, i cili la dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter deklaroi se “mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Libanit”.

Ajo u dëshiroi të lënduarve shërim të shpejtë.

Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu dhe lëshoi një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa. Deri më tani mediat e huaja raportojnë rreth 50 viktima dhe mbi 2700 të plagosur si pasojë e shpërthimit./21Media

 

Back to top button