Haradinaj takohet edhe me ambasadorin e Austrisë

Pas Minxhozit ai priti edhe ambasadorin Pflander

Kandidati pë kryeministër i koalicionit PDK-AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj po vazhdon takimet me ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.

Sot paradite ai është takuar me ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozin, ndërsa një takim ka pasur edhe me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pflander, më të cilin sipas Haradinajt u bisedua për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja të vendit.

“Roli i shtetit austriak në proceset e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i madh dhe Austria vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane.

Vlerësova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit.”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar “Facebook”./21Media

Back to top button