Haradinaj takohet me këshilltarin e Sorensenit: AAK e gatshme për të kontriuar në tejkalimin e bllokadës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun.
Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj tha se ata diskutuan për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon.
“Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik.
Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik.”, shkroi Haradinaj./21Media