Haradinaj: Taksa për produktet serbe ende në fuqi, nuk kemi garanci për vizat këtë vit

“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se taksa 100% për produktet serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet derisa këto dy vende nuk njohin Pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se do të furnizojnë spitalet e komunitetit serb, me barna apo çkado që ka nevojë dhe se sipas tij, qytetarët serb nuk janë të rrezikuar nga ky vendim.

Në një konferencë të mbajtur pas takimit që kishte me ambasadorin e ri amerikan në Kosovës, Philip S. Kosnett dhe Komisionerit për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, Haradinaj deklaroi se ende ka shpresë së Kosova të jenë të rend dite në Këshillin e Ministrave të BE-së për liberalizmin e vizave.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitaleve apo ambulancave, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë”, tha ai.

Taksa vlen për importin nga Serbia dhe Bosnja.

Ndërkohë, ai tha tha se BE-ja nuk po jep garanci që liberalizimi për Kosovën do të jetë në rend ditë në takimin e Këhsillit të Ministrave këtë muaj.

“Nga BE-ja është një skepticizëm, ata japin shumë arsyetime, prej atyre që kjo është e logjikshme, se thonë se me Ukrainë e Gjeorgjinë ka zgjedhur një vit e gjysmë periudha kohore mes Komisionit dhe vendimit. Nuk përjashtohet që në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli mblidhet çdo tre muaj, mirëpo nuk na japin një garanci se do të ndodh kësaj here”, deklaroi Haradinaj.

Qeveria e Kosovës nga 21 nëntori i këtij viti ka miratuar vendimin për ngritjen e taksës në 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe BeH. Ky vendim ngjali shumë reagime edhe nga bashkësia ndërkombëtare ndërkohë serbët në veri të Mitrovicës kanë protestuar disa herë kundër kësaj takse.

Back to top button