Haradinaj: Të përmirësojmë pozitën e prodhueseve në vendet anëtare të CEFTA-s
Haradinaj pas takimit me me përgjegjësen e kompanisë “NEWKO Balkan
Lirimi i bizneseve nga detyrimet e shumta fiskale në importin e materialit riprodhues, pajisjeve dhe teknologjive për prodhuesit e vendit, e kanë bërë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një takimi me përgjegjësen e kompanisë “NEWKO Balkan”-Suharekë, Merve Yilmaz, të mbajtur sot.
“Biseduam për zhvillimin e mëtejmë të industrisë së gomës, për evitimin e barrierave eventuale në tregun vendor, si dhe për përmirësimin e pozitës së prodhuesve nga Kosova në vendet anëtare të CEFTA-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj tha se Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë prodhuesit dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që ata të jenë të barabartë në tregun rajonal dhe të Bashkimit Europian./21Media