Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Beteja me Serbinë fitohet vetëm të koordinuar me aleatët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje Kryeministrit, Albin Kurtit dhe Presidentes, Vjosa Osmanit që të reflektojnë, të rreshtohen me aleatët për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë.
“Vetëm të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja finale me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj./21Media