Haradinaj thotë se Abdixhiku betonoi bllokadën në Kuvend: Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, i cili e quajti “gabim trashanik” votën e PDK’së dhe AAK’së pro zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit dhe iu referua si ish-opozitë.

Haradinaj ka thënë se AAK ka bërë atë që ka pasur përgjegjësi duke e çuar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, teksa ka thënë se veç Abdixhiku dhe deputetët e LDK’së janë betonuar pro kësaj bllokade.

“Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Back to top button