Haradinaj thotë se KOSTT është adresë e rëndësishme energjetike

“Duhet të bëjmë një treg unik”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një vizitë pune në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë).

Haradinaj me këtë rast, tha se ky organ është shumë i rëndësishëm për rrjetin energjetik të vendit dhe se me anë të votimit të rrjetin e operatorëve në Evropë do t’i mundësohej Kosovës shtrirje të plotë të autoritetit të tyre.

Kryeministri Haradinaj po ashtu deklaroi se KOSTT është një prej adresave të rëndësishme energjetike dhe se vota në organizatën energjetike evropiane do t’i mundësonte shtrirje të plotë të autoritetit energjetik të Kosovës, përfshirë edhe veriun.

“Shfrytëzova rastin që në përvjetorin e themelimit të KOSTT-it të bëjë këtë vizitë. Vota pro e operatorëve që mund të ndodhë i mundëson që të shtrijmë gjithë autoritetin tonë dhe në Veriun. Duhet të bëjmë një treg unik që është i rregullum në Kosovë”, tha ai.

Drejtori i KOSTT-it Ilir Shala tha se ka njoftuar kryeministrin për rëndësinë përfaqësimit të këtij organi në organizatën ndërkombëtare, ku tha se me anë të kësaj KOSTT-i do të përfaqësohet si operator i pavarur.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button