Haradinaj thotë se marrëveshjet s’do të harrohen

Haradinaj tha se çdo gjë që është do të jetësohet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj premton se marrëveshjet që ka nënshkruar me Sindikatat dhe pensionistët nuk do të mbesin në sirtarë por të gjitha ato do të jetësohen.

”Në këtë fushatë zgjedhore bashkë me z. Veseli, për katër ditë me radhë, nënshkruam katër Memorandume Mirëkuptimi me partnerët tanë: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK); Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve e Kosovës (LPIK). Qëllimisht po kthehem tek këto marrëveshje sepse ato s’do të përfundojnë në sirtarë e as s’do të harrohen. Përkundrazi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i siguroi se çdo gjë që është shkruar do të jetësohet sipas afateve të parashikuara dhe marrëveshjeve të përmbyllura./21Media

Back to top button