Haradinaj tregon se çfarë do të bisedohet në Uashington, thotë se nuk do të ketë njohje

 

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka treguar se cfarë do të bisedohet në takimin Kosovë-Serbi në Uashington më 4 shtator. Ai thotë se sot janë takuar të gjithë liderët e koalicionit dhe është biseduar në përpikmëri për atë se cfarë e pret delegacionin e Kosovës.

“Parimi i paprekshmërisë territoriale. Parimi i kushtetshmërisë dhe Zajednica nuk do të diskutohen në Uashington fare. Ndërsa që njohja të arrihet është pak e vështirë të besohet. Por do të ketë një avancim politik. Shtëpia e Bardhë do të kërkojë nga BE një avancim më të madh në dialog. BE është frikësuar që mos Shtëpia e Bardhë do të shtyjë përpara një marrëveshje përfundimtare por kjo nuk do të arrihet”, ka thënë ai.

“Do të ketë një avancim të madh në marrëdhëniet reciproke. Do të diskutohen kryesisht tema ekonomike”, shtoi Haradinaj./Express

Back to top button