Haradinaj tregon veprimet dobiprurëse nga takimet me kryetarët e komunave
Sipas Haradinajt, janë marr mbi 50 vendime për prona shpronësore ekonomike
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e komunave në kuadër të “Forumit Konsultativ Qeveri – Komuna”, me ç’rast është shprehur se falë këtyre takimeve kanë arritur të ndërmarrin veprime që janë në dobi të punës se komunave, që i përket kryesisht aspektit të pronave dhe aspektit buxhetor.
“Nga kjo traditë e punës kemi arritur se si Qeveri veprimet që mund t’i ndërmarrim e të cilët do të ishin me dobi për punën tuaj në komunat ku ju udhëhiqni. Kryesisht këto veprime i kemi identifikuar qysh në start që kanë të bëjnë edhe me aspektin e pronave por edhe buxhetore e deri te procedurat e prokurimit”, tha Haradinaj.
Tutje kryeministri është shprehur disa nga veprimet që Qeveria ka ndërmarrë që e kanë përmirësuar qeverisjes lokale.
“Janë marr mbi 50 vendime pra për prona shpronësore ekonomike etj. Njëkohësisht në këtë periudhë kohore janë aprovuar 3 ligje për dhënien në shfrytëzim të pronës, trajtimin e tregtive pa leje dhe ligjin për Prishtinën. Dy koncept dokumente për financat e pushtetit lokal dhe teatro. 6 vendime që lidhen me zonat ekonomike parqet e biznesit si ajo ekonomike zona amerikane, parku i biznesit në Prizren. Janë 30 shpronësime prona me interes të komunave dhe po ashtu afro 30 vendime për bartje të pronave tek komunat”, tha kreu i Qeverisë.
Shefi i ekzekutivit po ashtu gjatë këtij takimi tha se huat që komunat do i marrin tash e tutje duhet të merren nga niveli nacional, sepse kështu e përcakton ligji i financave.
Takimi i Haradinajt me kryetarët po vazhdon, por është i mbyllur për media.