Haradinaj uron besimtarët për Ramazan

Lideri i AAK-së ka uruar besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në urimin e tij me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit ka thënë se uron që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim dhe solidaritet midis qytetarëve.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e juaja të sjellë sa më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, thuhet në urimin e Hradinajt./21Media

Back to top button